Sot, më 5 shtator 2026, u bë zyrtarisht hapja e Kampionatit Botëror të Muaythait në Deçan, të organizuar nga Federata e Muaythait të Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Deçanit.

Në këtë Kampionat Botëror po marrin pjesë mbi 60 shtete nga mbarë bota, duke e bërë këtë një ngjarje historike për Kosovën, Deçanin dhe Federatën e Muaythait të Kosovës.
Me këtë rast, dëshirojmë t’i falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit që sot ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe, duke filluar nga Ministria e Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Deçanit, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij Kampionati Botëror.

Kjo ngjarje e madhe sportive do të zgjasë deri më 11 shtator 2026, gjatë së cilës do të zhvillohen meçe të nivelit më të lartë, me pjesëmarrjen e garuesve më të fortë në botë në sportin e Muaythait.
Kosova tashmë është pjesë e kësaj gare të madhe botërore dhe synon që, përmes garuesve të saj, të japë maksimumin dhe ta stolisë flamurin e Kosovës me medalje të arta. 🇽🇰🥇
Suksese të gjithë sportistëve!
Ta bëjmë Kosovën krenare!

https://www.facebook.com/share/v/1EnFuSZqe7/