Nesër, më 10 shtator 2026, në Deçan zhvillohet dita e fundit e Kampionatit Botëror të Muaythait për Senior, i cili po mbahet në Kosovë nga data 3 deri më 10 shtator.
Federata Muaythai e Kosovës deri më tani ka siguruar 3 medalje në këtë Kampionat Botëror – dy medalje të bronzta, ndërsa nesër Kosova do të ketë edhe një mundësi të madhe për të fituar medaljen e artë.
Në ring do të ngjitet Sayed Mosawii, i cili do të luftojë në finale për medaljen e artë dhe për titullin e Kampionit Botëror.
Kjo është një ditë e veçantë për Muaythain e Kosovës dhe një mundësi që të gjithë së bashku ta përkrahim përfaqësuesin tonë në sfidën më të rëndësishme të këtij Kampionati.
📅 10 shtator 2026
⏰ Nga ora 14:00
📍 Deçan, Kosovë
Ftojmë të gjithë dashamirët e sportit, veçanërisht të Muaythait, sportistët, klubet dhe qytetarët e Kosovës që nesër të jenë në Deçan dhe të ndjekin nga afër finalet dhe ceremoninë e ndarjes së medaljeve.
Le ta përmbyllim së bashku këtë Kampionat Botëror me një ditë të madhe sportive dhe me përkrahjen tonë për Sayed Mosawiin dhe Përfaqësuesen e Kosovës!