Pas një organizimi historik të Kampionatit Botëror të Muaythait në Kosovë, ku morën pjesë mbi 80 shtete nga mbarë bota, Kosova shkroi edhe një faqe tjetër të rëndësishme në historinë e sportit.
Më 10 shtator 2026, garuesi i Kosovës, Sayed Mosawi, pas disa luftërave radhazi, arriti të shpallet kampion bote në Muaythai, duke fituar medaljen e artë! 

Ndërsa Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti arritën të fitojnë medalje të bronzta dhe të renditen në vendin e tretë në botë. 


Kështu, Kosova në këtë Kampionat Botëror arriti të fitojë 4 medalje botërore në Muaythai, një sukses i jashtëzakonshëm për sportin tonë. 

Dhe historia vazhdon!
Edhe flamuri i Kosovës, përmes sportistit Valon, u ngjit në majë të podiumit me medalje të artë në Muaythai. 

Ky është rezultat i punës, përkushtimit dhe mbështetjes së madhe që kemi pasur gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Kosovo – Where Sport Unites the World!
