🇽🇰🥊 DITË HISTORIKE PËR FEDERATËN E MUAYTHAIT TË KOSOVËS!
Ditë historike për Federatën Muaythai Kosova!
Përveçse sapo ka filluar Kampionati Botëror i Muaythait, i cili po mbahet nga 3 deri më 11 shtator 2026 në Deçan, Kosova tashmë ka siguruar edhe medaljen e parë në këtë Kampionat Botëror. 🇽🇰🏅
Këtë sukses të madh e ka arritur Domenik Ndrecaj, i cili në duelin e tij të parë ka shënuar fitore bindëse me ndërprerje në rundin e dytë, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij Botërori.
👏 Urime Domenik për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Por ky është vetëm fillimi.
🇽🇰 Federata Muaythai Kosova ka edhe tre garues të tjerë, të cilët pritet të ngjiten në ring gjatë ditëve në vijim dhe të përfaqësojnë Kosovën në arenën botërore.
Me krenari, përkushtim dhe besim, vazhdojmë garën për suksese të reja dhe pse jo edhe për medalje të tjera e medaljen e artë! 🥇🇽🇰
Suksese Domenik dhe suksese gjithë ekipit të Kosovës!
