Sot, më 22 qershor 2026, Domenik Ndrecaj, për shkak të një lëndimi serioz në muskulaturën e dorës së majtë, është detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror që po mbahet në Malajzi.

Domenikut i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të suksesshëm në ring. Gjithashtu, i urojmë shumë suksese në Kampionatin Botëror për Seniorë, i cili do të organizohet në Kosovë në shtator të vitit 2026.

Ekipi i Kosovës, megjithëse me një përvojë prej vetëm gjashtë vitesh në arenën ndërkombëtare të Muay Thai, po garon përballë përfaqësueseve të vendeve me mbi një shekull traditë dhe përvojë në këtë sport. Pavarësisht sfidave, garuesit tanë po tregojnë përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në Kampionatin Botëror.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës

Screenshot