Sekretari i Federatës së MuayThai të Kosovës, z. Halil Kurhasku, më 4 mars 2025 ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), i cili parasheh mbështetjen financiare të Federatës së MuayThai të Kosovës për vitin 2025.
Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbështetjen dhe zhvillimin e sportit të MuayThai-t në Kosovë, duke krijuar kushte më të mira për realizimin e aktiviteteve sportive, përgatitjen e sportistëve dhe përfaqësimin e vendit në garat ndërkombëtare.
Federata e MuayThai të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme, e cila kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e këtij sporti dhe në arritjen e sukseseve të reja në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
