Si rezultat i organizimit të suksesshëm të Kampionatit Evropian të MuayThai-t në Kosovë gjatë vitit 2024, Federata e MuayThai të Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për organizimin e Kupës Ndërkombëtare “Open Balkan”.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar do të mbahet në Prishtinë nga data 25 deri më 27 korrik 2025 dhe pritet të mbledhë sportistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Federata e MuayThai të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që ofrojnë në organizimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare. Kjo përkrahje ka qenë kyçe në zhvillimin e sportit të MuayThai-t dhe në realizimin me sukses të ngjarjeve të rëndësishme sportive në Kosovë.

Federata e MuayThai të Kosovës mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të organizojë ngjarje sportive të nivelit të lartë, duke promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe duke krijuar mundësi të reja për sportistët tanë.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës së MuayThai të Kosovës

 

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *