Federata e MuayThai të Kosovës do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare FIBO IFMA Muay Thai, e cila do të mbahet nga 10 deri më 13 prill 2025 në Köln të Gjermanisë.
Kosova do të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme sportive nga katër garues:
- Lindon Demiri
- Arbos Maliqi
- Erdonit Alija
- Domenik Nrecaj
Në këtë turne do të marrin pjesë sportistë nga shumë shtete të botës, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyer për garuesit tanë që të fitojnë përvojë të vlefshme në arenën ndërkombëtare dhe të matin forcat me disa nga sportistët më të mirë të këtij sporti.
Pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Evropian, ku Federata e MuayThai të Kosovës fitoi dy medalje të arta dhe disa medalje të tjera, synimi ynë për vitin 2025 mbetet vazhdimi i rezultateve të larta dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i Kosovës në garat ndërkombëtare.
Federata e MuayThai të Kosovës beson se përkushtimi, puna dhe talenti i sportistëve tanë do të kontribuojnë në arritjen e sukseseve të reja, me objektivin që edhe nga Kampionati Botëror t’i sjellim Kosovës medalje dhe rezultate të rëndësishme.
Me respekt,
Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës së MuayThai të Kosovës
