Ekipi i Federatës së MuayThai të Kosovës do të qëndrojë për 30 ditë në një kamp stërvitor në Tajlandë, vendi që konsiderohet si djepi i sportit të MuayThai-t.

Ky kamp stërvitor do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për sportistët tanë që të përmirësojnë aftësitë e tyre teknike dhe fizike, duke u stërvitur në një mjedis profesional dhe me ekspertë të nivelit të lartë të këtij sporti.

Qëllimi i këtij kampi është përgatitja sa më e mirë e garuesve për Kampionatin Botëror të MuayThai-t, i cili do të mbahet në Antalya gjatë muajit maj. Përmes kësaj faze intensive të përgatitjeve, sportistët tanë synojnë të rrisin nivelin e performancës dhe të afrohen sa më shumë drejt realizimit të objektivit kryesor – fitimit të medaljeve dhe vendit të parë në arenën botërore.

Federata e MuayThai të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira për sportistët e saj, me synimin që Kosova të vazhdojë të shënojë suksese dhe të përfaqësohet denjësisht në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *