Sot, më 21 qershor 2026, garuesi i Federatës së Muaythai Kosova, Sayed Mosawi, ka shënuar fitore në meçin e tij të parë ndaj kundërshtarit Ben Joaquim Correia nga India, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Malajzi.

Sayed Mosawi garon në një kategori me gjithsej 20 kundërshtarë.

Në kampionate të këtij niveli, çdo sportist që arrin të fitojë medalje të vendit të parë, të dytë ose të tretë konsiderohet sportist i nivelit shumë të lartë.

Me respekt,
Kryetari i Federatës
Shpejtim Ahmetaj