Hapja e Kampionatit Botëror në Malajzi dhe vizita e Ambasadorit të Kosovës
Përfaqësuesit e Federatës Muaythai të Kosovës morën pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Kampionatit Botëror në Malajzi, duke përfaqësuar me krenari Republikën e Kosovës në mesin e delegacioneve nga e gjithë bota.
Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive, delegacioni i Kosovës pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Regjep Bajraktari, i cili me praninë e tij shprehu mbështetjen dhe përkrahjen për ekipin tonë.
Federata Muaythai e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Ambasadorin Bajraktari për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe i uron ekipit tonë suksese në garat e Kampionatit Botëror.
Me respekt,
Federata Muaythai e Kosovës
