Përfaqësuesja e Federatës Muaythai të Kosovës, sot më 18.06.2026, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Malajzi, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës ndërmjet përfaqësuesve të mbi 100 shteteve nga mbarë bota.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malajzi, z. Regjep Bajraktari, i cili na nderoi me praninë e tij dhe dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme për ekipin e Federatës Muaythai të Kosovës.

Federata shpreh respektin dhe mirënjohjen e saj të veçantë për ekipin për përkushtimin dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë, si dhe për Ambasadorin e Republikës së Kosovës për përkrahjen dhe praninë e tij në këtë kampionat botëror.

Me respekt,

Presidenti i Federatës Muaythai të Kosovës

Shpejtim Ahmetaj