Ekipi i Federatës së Muaythai të Kosovës sot udhëton drejt Malajzisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Muaythai.
Pjesë e ekipit do të jetë edhe garuesi Sayed Mosawi, i cili së fundmi është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, shprehim falënderimin tonë të veçantë për Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, për nënshkrimin e dekretit që mundësoi pajisjen e tij me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës.
Federata e Muaythai të Kosovës vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet dhe krenari Republikën e Kosovës në botë.
Me respekt,
Shpejtim Ahmetaj
President i Federatës së Muaythai të Kosovës
