Më 14 prill 2026, Federata e MuayThai të Kosovës mbajti Kuvendin e Punës për vitin 2025.

Gjatë këtij kuvendi u prezantua dhe u shqyrtua puna e Federatës gjatë vitit 2025, duke u vlerësuar aktivitetet, organizimet dhe rezultatet e arritura në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Anëtarët e kuvendit diskutuan për sukseset e realizuara gjatë vitit, sfidat me të cilat është përballur federata, si dhe objektivat dhe planet për periudhën e ardhshme. Po ashtu, u vlerësua puna e klubeve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe sportistëve, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e sportit të MuayThai-t në Kosovë.

Kuvendi konfirmoi përkushtimin e Federatës së MuayThai të Kosovës për të vazhduar punën profesionale dhe për të ngritur edhe më tej nivelin e këtij sporti, me synimin që Kosova të vazhdojë të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
President i Federatës së MuayThai të Kosovës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *