Gjilani do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Muay Thai që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, duke sjellë në qytet sportistë dhe përfaqësues të këtij sporti nga vende të ndryshme të botës.
Lajmi u bë i ditur pas takimit të zhvilluar me Kryetarin e Federatës së Muay Thai të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, dhe trajnerin e mirënjohur gjilanas të Muay Thai-t, Valmir Hoti.
Gjatë takimit u konfirmua gatishmëria për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, i cili synon t’i japë Gjilanit një dimension të ri ndërkombëtar përmes sportit dhe Muay Thai-t.
Organizimi i Kampionatit Botëror vjen si rezultat i punës së vazhdueshme të klubeve të Muay Thai-t në Kosovë, si dhe mbështetjes së institucioneve lokale për zhvillimin e sportit dhe realizimin e projekteve të mëdha sportive.
Gjilani tashmë po përgatitet për të mirëpritur sportistë nga mbarë bota dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar të Muay Thai-t.
Një ngjarje e madhe sportive po vjen në Gjilan!
