Federata e Muaythai të Kosovës ka organizuar, më 29 dhe 30 gusht 2026, seminarin për gjyqtarë dhe referë, i cili u mbajt në Hotel Onix, në Istog.

Seminari u udhëhoq nga Günter Plank nga Austria, gjyqtar ndërkombëtar i licencuar nga Federata Ndërkombëtare e Muaythait (IFMA).

Në këtë seminar morën pjesë tre gjyqtarë nga Kosova:

* Arben Jonuzaj
* Lekë Ramoja
* Filip Nue

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë njohuri të reja profesionale, të avancojnë aftësitë e tyre dhe të thellojnë njohuritë mbi rregullat ndërkombëtare të gjykimit, sipas standardeve të IFMA-s.

Në përfundim të seminarit, të tre gjyqtarët nga Kosova u pajisën me certifikata ndërkombëtare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e tyre profesional dhe në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve të Federatës së Muaythai.

Me respekt, Federata e Muaythai të Kosovës