Federata e Muaythai të Kosovës ka organizuar më 27 dhe 28 gusht 2026, në Deçan, seminarin për trajnerë të Muaythait, me qëllim ngritjen dhe avancimin profesional të kuadrit të trajnerëve.
Në këtë seminar ligjëruan trajnerë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, ndërsa ligjëruesi kryesor ishte Detlef Türnau nga Gjermania, selektor i ekipit kombëtar gjerman në Muaythai.
Gjatë dy ditëve të seminarit u trajtuan tema të ndryshme profesionale që lidhen me metodologjinë e stërvitjes, përgatitjen teknike dhe taktike të sportistëve, si dhe standardet bashkëkohore të punës së trajnerëve në Muaythai.
Në seminar morën pjesë pesë trajnerë nga Kosova, të cilët patën mundësinë të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale përmes ligjëratave dhe përvojës së ekspertëve ndërkombëtarë. Në përfundim të seminarit, të pesë trajnerët pjesëmarrës nga Kosova u pajisën me certifikata, si dëshmi e përfundimit me sukses të seminarit.
Organizimi i këtij seminari paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Muaythait në Kosovë. Me respekt, Federata e Muaythai të Kosovës.
