Më datë 21.09.2026, pata nderin t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë në lehtësimin e procedurave të vizave për shtetasit e vendeve të ndryshme, të cilët kishin nevojë për vizë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror Historik të Muaythait.
Ky kampionat u mbajt në qytetin e Deçanit dhe mblodhi pjesëmarrës nga mbi 80 shtete të botës, duke e shndërruar Kosovën në një pikë takimi të sportistëve dhe delegacioneve nga e gjithë bota.
Në emër të Federatës së Muaythait të Kosovës, ju shpreh falënderimin tim të sinqertë për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj, të cilet kontribuan në realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar sportiv.
Faleminderit Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës për përkrahjen tuaj!
Me respekt,
Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës së Muaythait të Kosovës
