Kryetari Bashkim Ramosaj pret medalistët e Federatës së Muaythait të Kosovës

Faleminderit Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për pritjen e ngrohtë dhe nderimin e medalistëve të Federatës së Muaythait të Kosovës, të cilët shkëlqyen në Kampionatin Botëror të Muaythait, të organizuar në Deçan.

Ky kampionat ishte një ngjarje e veçantë për sportin kosovar, duke sjellë në vendin tonë garues nga vende të ndryshme të botës dhe duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme sportive. Në këtë arenë ndërkombëtare, sportistët tanë dëshmuan edhe një herë se puna, përkushtimi dhe disiplina sjellin rezultate të mëdha.