Më 14 nëntor 2024 përfundoi Kampionati Evropian i MuayThai, i organizuar nga Federata e MuayThai të Kosovës. Në këtë kampionat morën pjesë rreth 300 garues nga 32 shtete evropiane.
Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej 7 medalje: 2 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.
Medaljet e arta i fituan Lindon Demiri dhe Lorik Mehmeti.
Medaljet e argjendta i fituan Erdonit Alija, Dior Guda dhe Agnesa Veseli.
Ndërsa medaljet e bronzta i fituan Orges Maliqi dhe Altina Topalli.
Kjo ngjarje është historike për Kosovën, pasi përfaqëson suksesin më të madh që vendi ynë ka arritur deri më tani në sportin e MuayThai-t. Ky rezultat dëshmon përkushtimin, talentin dhe punën e palodhshme të sportistëve, trajnerëve dhe Federatës së MuayThai të Kosovës.