Më 26 nëntor 2024 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Federatës së MuayThai të Kosovës, ku me vota unanime u rizgjodh Kryetar i Federatës z. Shpejtim Ahmetaj për një mandat të ri katërvjeçar.

Në kuadër të Kuvendit u zgjodh edhe përbërja e re drejtuese e Federatës:

  • Nënkryetar: z. Xhevdet Shabanaj
  • Sekretar: z. Halil Kurhasku
  • Selektor i ekipit përfaqësues: z. Arben Jonuzi
  • Trajner: z. Korab Sinani
  • Zëvendëstrajner: z. Valmir Hoti

Pas rizgjedhjes së tij, z. Shpejtim Ahmetaj falënderoi të gjithë delegatët për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke e vlerësuar këtë si një motivim të madh për të vazhduar punën në zhvillimin dhe avancimin e sportit të MuayThai-t në Kosovë.

Ai premtoi se sukseset e Federatës së MuayThai të Kosovës nuk do të ndalen dhe se, përmes angazhimit të vazhdueshëm të sportistëve, trajnerëve dhe strukturave drejtuese, Kosova do të vazhdojë të përfaqësohet me dinjitet dhe të bëhet gjithnjë e më krenare në arenën ndërkombëtare të sportit të MuayThai-t.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *