Garuesi i Federatës së MuayThai të Kosovës, Ajan Salihu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror për të Rinj, i cili u mbajt në Abu Dhabi.

Duke garuar në kategorinë 38 kg, Ajan Salihu fitoi vendin e tretë në botë dhe medaljen e bronztë në disiplinën Wai Kru, në një konkurrencë të fortë ku morën pjesë sportistë nga 120 shtete të ndryshme të botës.

Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për Ajanin, por edhe për Federatën e MuayThai të Kosovës dhe sportin kosovar në përgjithësi. Suksesi i tij dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe punën e palodhshme të sportistëve tanë, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *