Federata e MuayThai të Kosovës, më 27 dhe 28 qershor 2025, organizoi seminarin kombëtar për gjyqtarë, me ligjërues të deleguar nga Federata Botërore e MuayThai-t, z. Gunter Plank.

Ky seminar u zhvillua në mënyrë intensive gjatë dy ditëve dhe u fokusua në avancimin e njohurive dhe aftësive të gjyqtarëve të Kosovës. Programi përfshiu pjesën teorike dhe praktike, duke u mundësuar pjesëmarrësve të përvetësojnë standardet më të reja ndërkombëtare të gjykimit në sportin e MuayThai-t.

Pas përfundimit me sukses të seminarit, të gjithë gjyqtarët e Federatës së MuayThai të Kosovës që morën pjesë në trajnim u pajisën me diplomë nacionale, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit profesional dhe ngritjes së cilësisë së gjykimit në këtë sport.

Federata e MuayThai të Kosovës vazhdon të punojë me përkushtim të madh për zhvillimin e gjithanshëm të sportit të MuayThai-t në vend, duke investuar në edukimin dhe avancimin e sportistëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve. Vetëm përmes punës së vazhdueshme, profesionalizmit dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare mund të arrihen suksese të qëndrueshme dhe rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
President i Federatës së MuayThai të Kosovës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *