Federata e Muaythai të Kosovës, nga data 3 deri më 5 tetor 2025, organizoi me sukses Kampionatin Ballkanik të Muaythai-t, ku morën pjesë shtetet: Turqia, Greqia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kroacija Maqedonija!
Ky ishte organizimi i parë në nivel ballkanik në sportin e Muaythai-t që u zhvillua në Kosovë, dhe u realizua me sukses të jashtëzakonshëm.
Gjatë këtij kampionati, garuesit e Federatës së Muaythai të Kosovës arritën rezultate të shkëlqyera, duke fituar gjithsej katër medalje:
•
Lorik Mehmetaj – Fitues i medaljes së artë
•
Eros Berisha – Fitues i medaljes së artë
•
Orges Maliqi – Fitues i medaljes së argjendtë
•
Dorin Zejna – Fitues i medaljes së argjendtë
Ky është një sukses shumë i madh për Kosovën, që dëshmon përkushtimin dhe punën e palodhshme të sportistëve tanë.
Duhet theksuar se në vitin 2024, Federata e Muaythai të Kosovës kishte organizuar edhe Kampionatin Evropian, ku morën pjesë 30 shtete të Evropës. Në atë kampionat, Kosova arriti të fitojë 7 medalje – 2 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.
Pas suksesit të kampionatit ballkanik të vitit 2025, Federata e Muaythai të Kosovës, në bashkëpunim dhe përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, ka marrë përsipër një projekt edhe më të madh:
Të gjitha këto suksese janë rezultat i punës, përkushtimit dhe sakrificës së pandalshme të të gjithë anëtarëve të federatës dhe sportistëve tanë.
Me respekt,
Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës së Muaythai të Kosovës
