Përfaqësuesja e Federatës së MuayThai të Kosovës po merr pjesë në Kampionatin Evropian të MuayThai-t, i cili po mbahet në Athinë, Greqi, nga 17 deri më 25 nëntor 2025.

Ky kampionat mbledh sportistët më të mirë të Evropës dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për garuesit tanë që të tregojnë nivelin e tyre sportiv dhe të përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Federata e MuayThai të Kosovës vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj në zhvillimin e këtij sporti, duke krijuar mundësi për sportistët tanë që të marrin pjesë në garat më prestigjioze evropiane dhe botërore.

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian është një tjetër dëshmi e progresit të vazhdueshëm të MuayThai-t në Kosovë dhe e angazhimit të sportistëve, trajnerëve dhe drejtuesve të federatës për të arritur rezultate sa më të larta.

Federata e MuayThai të Kosovës u uron shumë suksese të gjithë garuesve dhe stafit të ekipit kombëtar gjatë këtij kampionati, me shpresën që Kosova të vazhdojë të prezantohet me krenari dhe dinjitet në skenën evropiane.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
Kryetar i Federatës së MuayThai të Kosovës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *