Federata e MuayThai të Kosovës, më 27 dhe 28 nëntor 2025, organizon tradicionalisht turneun ndërkombëtar kushtuar veprimtarit dhe patriotit të shquar të çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.

Ky aktivitet sportiv, i cili tashmë është bërë pjesë e kalendarit të rregullt të Federatës, synon të nderojë figurën dhe kontributin e Smajl Haradinajt, duke bashkuar sportistë dhe klube nga vende të ndryshme në frymën e sportit, respektit dhe bashkëpunimit.

Gara do të mbahet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë dhe do të fillojë në ora 12:00.

Federata e MuayThai të Kosovës fton të gjithë sportdashësit, qytetarët dhe mediat që të jenë pjesë e këtij organizimi dhe të mbështesin sportistët që do të paraqiten në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Ju mirëpresim!

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
President i Federatës së MuayThai të Kosovës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *