Federata e MuayThai të Kosovës, më 28 nëntor 2025, organizoi me sukses Turneun Ndërkombëtar “Smajl Haradinaj”, një ngjarje sportive tradicionale kushtuar veprimtarit dhe patriotit të shquar të çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.

Në këtë turne morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, duke sjellë duele cilësore dhe një atmosferë sportive të shkëlqyer.

Në përfundim të turneut u shpallën edhe sportistët më të dalluar:

  • Amar Ahmeti (Maqedonia e Veriut) – Çmimi Fair Play
  • Sali Hajdaraj dhe Eros Berisha – Çifti më luftarak
  • Dragomir Vukajnovic (Mali i Zi) – Boksieri i huaj më i mirë
  • Skender Lala (Shqipëria) – Tekniku më i mirë
  • Domenik Nrecaj (Kosova) – Fituesi i Turneut Ndërkombëtar “Smajl Haradinaj”

Turneu dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë organizativ të Federatës së MuayThai të Kosovës dhe shërbeu si një mundësi e rëndësishme për promovimin e sportit, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet sportistëve të vendeve pjesëmarrëse.

Federata e MuayThai të Kosovës shpreh falënderime të veçanta për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme të aktiviteteve sportive, si dhe për Komunën e Gjakovës për mbështetjen e dhënë në organizimin e këtij turneu ndërkombëtar.

Me respekt,

Shpejtim Ahmetaj
President i Federatës së MuayThai të Kosovës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *