Gjatë kësaj jave, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Kuala Lumpur ekipin e Republikës së Kosovës në Muay Thai, i cili mori pjesë në Kampionatin Botëror të Muay Thai për Seniorë (FMA Senior Muaythai World Championships), të organizuar nga IFMA (International Federation of Muaythai Associations).
Republika e Kosovës u përfaqësua, krahas mbi 100 shteteve pjesëmarrëse, nga sportistët Erdonit Alija, Domenik Nrecaj, Eros Berisha dhe Sayed Mosawi, nën drejtimin e trajnerit Korab Sinani.
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe i Ngarkuari me Punë Rexhep Bajraktari e përgëzojnë ekipin e Kosovës për paraqitjen e dinjitoze dhe për promovimin e Shtetit në këtë pjesë të botës përmes një arti luftarak që përbën një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor të vendit pritës.
Suksesi i sportistëve tanë në një rajon që njihet për traditat e lashta dhe të rrënjosura thellë të arteve marciale është dëshmi e vullnetit, motivimit dhe përkushtimit që karakterizojnë Kosovën. Ky sukses pasqyron gjithashtu punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm të Kryetarit të Federatës së Muay Thai të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, në zhvillimin dhe avancimin e këtij sporti në vendin tonë.
I falënderojmë sportistët tanë për përfaqësimin me dinjitet dhe për mbrojtjen me krenari të ngjyrave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. U dëshirojmë suksese të mëtejshme në Kampionatin Botëror për Seniorë, i cili do të organizohet në Kosovë në muajin shtator 2026 dhe do të shërbejë si garë kualifikuese për Lojërat Botërore.
The Embassy of the Republic of Kosovo in Kuala Lumpur had the pleasure of welcoming the Kosovo Muay Thai team participating in the FMA Senior Muaythai World Championships organized by IFMA. Represented by athletes Erdonit Alija, Domenik Nrecaj, Eros Berisha and Sayed Mosawi, and led by coach Korab Sinani, the team proudly represented Kosovo among more than 100 participating nations.
The Embassy congratulates the team for their dignified performance and for promoting Kosovo internationally through martial arts, reflecting dedication and strong national representation.


